Rita Ora në ndihmë të familjeve të përmbytura në Houston
Ndërsa bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore apo sulme terroriste këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora gjithmonë është e gatshme për të ndihmuar njerëzit e prekur.
Ylli i popit iu është bashkuar misionit të humanitar për të ndihmuar njerëzit, familjet e përmbytyra nga uragani Harvey në Houston, që ka lënë deri tani 38 të vdekur dhe ka shkaktuar 10 miliardë dollarë dëme.
26-vjeçarja e veshur me rroba të thjeshta sportive nuk ka hezituar që të shpërndajë kutitë me ushqime. Në ndryshim nga yjet e tjerë të Hollywood që kanë dhuruar donacione ajo ka vendosur të jetë vetë e pranishme dhe ti ofrojnë ndihmë njerëzve në nevojë.
Rita Ora është fotografuar duke mbajtur ujë dhe ushqime në Londër, në sulmin terrorist në Mançester gjatë koncertit të Ariana Grande.