Rita Ora pjesë e fushatës kundër sulmeve kibernetike

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë një prej personazheve më të përfolur në mediat ndërkombëtare. Së fundmi, ajo është bërë pjesë e fushatës së “Rimmel London”, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave individuale në internet. Së bashku me modelen Cara Delevigne, e cila ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, ato kanë bërë thirrje që të tregohet sa më shumë kujdes në internet. Rita dhe Cara u fotografuan të përqafuara, teksa mbështesnin njëra-tjetrën drejt kësaj kauze. Këngëtarja shqiptare publikoi një fotografi nga kjo ngjarje në rrjetin social Instagram, ku edhe tregoi për aktivitetet që zhvilloi. “Kisha një ditë të mrekullueshme së bashku me Cara Delevigne në fushatën e Rimmel London, na ndihmoni t’i luftojmë sulmet online, jemi më të fort të bashku”, ka shkruar Rita Ora në Instagram. E njëjta, do të publikojë më 23 nëntor albumin e dytë në karrierën e saj, të titulluar “Phoenix”.

https://www.instagram.com/p/BpR3ChfnKrB/?utm_source=ig_embed

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?