Rita Ora pozon nudo me fanellën e Anglisë pak para finales (FOTO)

Njerëz të thjeshtë e të famshëm kanë gjetur mënyra nga më interesantet për të uruar skuadrën e tyre. Finalja Itali-Angli do të luhet në “Wembley” të Londrës. Që tani, rrugët janë mbushur me mijëra tifozë, duke krijuar një atmosferë fantastike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka përcjell emocionet e pragndeshjes nga shtëpia e saj. Me një foto, ku mbulon trupin me bluzën e kombëtares angleze, teksa qëndron ulur në kolltuk, Rita uron për fitoren e “3 luanëve”.

“Po vjen në shtëpi”, shkruan ajo, duke iu rikthyer faktit se pas më shumë se gjysmë shekulli, futbolli po shkon në vendin e origjinës, në Angli.

SHKARKO APP