Rita Ora rebelohet pa arsye
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka sjellë projektin e ri muzikor “Your Song” ku është shfaqur shumë rebele. E veshur me geta dhe bluze rrjetë në të gjithë trupin dhe me disa copëza lëkure që i mbulojnë gjoksin, 26-vjecarja duket shumë joshëse. “Rebele pa asnjë arsye”, shkruajti në një postim në Instagram ku i falenderon të gjithë për mbështetjen. Ajo kishte një kohë të gjatë që i kishte munguar tregut muzikor dhe besohet se kjo do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Gjatë mungesës së saj në muzikë, Rita u angazhua me firmën e të brendshmeve “Tezenis” ku ishte imazh.