Rita Ora, rrëfim ekskluziv rreth “The Voice UK”

Rita Ora është padyshim një ndër artistet më të suksesshme të momentit.

Ndër sukseset më të fundit të këngëtares me origjinë shqiptare është edhe pjesëmarrja si gjyqtare në talent show, The Voice UK krah artistëve me famë botërore si Will.i.am, Sir Tom Jones e Ricky Wilson.

Pikërisht për këtë eksperiencë të re për këngëtaren 24 – vjeçare, gazeta britanike Express ka realizuar një intervistë me të.

Po e shijoni The Voice?

Pafund, është kaq interesante të njohësh njerëzit, të mësosh rreth vetes dhe të jesh në një show të tillë, është një gjë shumë e madhe për një person. Nëse kam mundësinë që të ndihmoj dikë përse jo, fundja ky është dhe qëllimi i këtij show.

Cila është arsyeja që u bëtë pjesë e këtij show?

Will.i.am në fakt ishte personi që më bindi të bëhem pjesë e The Voice. Ne jemi miq shumë të mirë dhe kur më ofruan për t’u bërë pjesë e spektaklit nuk dija ç’të bëja. Will.i.am ishte ai që më bëri të kuptoja se kam një zë dhe se mund ta përdor për të ndihmuar njerëzit e tjerë.

Domethënë nuk keni asnjëlloj ankthi?

Besova 100 përqind tek sinqeriteti i Will. Më pas fillova ta merrja seziozisht dhe mezi prisja që të fillonte sepse deri më tani jam shqetësuar gjithmonë për gjëra si, çfarë do të ndodhë me albumin tim, apo duhet të fokusohem tek ky film, duhet të fokusohem tek linja ime e rrobave etj, dhe këtë herë mendova, tani më duhet të fokusohem tek ky show.

 

Si ndiheni kur refuzoni një person?

Të jem e sinqertë, në fillim më dukej shumë e vështirë pasi edhe në të përditshem time fjalën “jo” nuk e them shpesh. Përpiqem gjithmonë që të kënaq njerëzit dhe t’i bëj ata të lumtur. Edhe në rastet kur nuk mund të bëj gjë sërish nuk them “jo”. Më është dashur të mësoj shumë për veten. Merita është e kolegëve, pasi më kanë mësuar shumë t’i besoj instiktit dhe vetes.

Si është të punosh krah Sir Tom Jones?

Ai ka gjithmonë një arsye për gjithçka dhe kur Tom kthehet për dikë ka gjithmonë një arsye përse e bën dhe kjo të bën në një farë mëyre ta bësh edhe ti, sepse Tom po e bën. Ai është njeri shumë inteligjent dhe kam shumë besim tek mendimi i tij, mbi të gjitha pasi ka kaq shumë kohë që bën këtë punë.

 

Ka rivalitet mes gjyqtarëve të The Voice?

Shkojmë shumë mirë me njëri – tjetrin, por në fund të ditës duhet të zgjedhësh tre më të mirët. Pastaj është në dorën e atyre që të fitojnë show –n dhe padyshim më i miri do të fitojë.

Nëse do të ishit ju në audicione mendoni se ata do të ktheheshin për ju?

Shpresoj që po, e imagjinoni dot?

E mendoni ndonjëherë si ndihen konkurentët përpara jush?

Gjithçka varet nga kënga, kjo e fundit është shumë e rëndësishme. Sa më shumë kohë kaloj si gjyqtare aq më shumë bindem që varet shumë nga kënga ndaj është e rëndësishme të përgjedhësh të duhurën.

Jeni e njohur për veshjet tuaja, çfarë duhet të presim?

Që në momentin që pranova të marr pjesë në The Voice mendova: “Look –u, më duhen look të ndryshëm”. Tashmë më njihni, kam gjithmonë diçka ndryshe për të sjellë.

SHKARKO APP