Rita Ora shfaqet me një stil të veçantë

Këngëtarja Rita Ora përgjatë gjithë sezonit veror ka udhëtuar nëpër botë për të promovuar klipin e saj të fundit ”Your Song”. Kjo këngë është mirëpritur nga publiku dhe vazhdon të jetë në majat e klasifikimeve muzikore në Britaninë e Madhe.

Në një prej paraqitjeve të saj skenike që ka ndarë në Instagram, duket se Rita na kthen pas në kohë duke na sjellë ndërmend një grup vajzash britanike të viteve ’90-të. Ajo është vehur si Emma Bunton, bjondja e grupit “Spice Girls”. Flokë të kapur me dy bishtalecë, fustan rozë, çorape të gjata të bardha dhe atlete super të larta, për në skenë. Ndoshta ky grup vajzash që këndonin Pop ka qenë edhe si një burim frymëzimi për karrierën muzikore të Ritës.

Shfletoni galerinë për të parë Ritën si “Baby Spice”, kështu e quan ajo veten me këtë look!

SHKARKO APP