Rita Ora shkon e sëmurë në emisionin më të njohur në botë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka qenë e ftuar në emisionin më të njohur në botë “Ellen Degeneres Show”, por nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Në disa postime në Instagram dhe Snapchat, Rita ka treguar se nuk mund të humbiste ftesën vetëm se ishte sëmurë. Kështu ajo u përgatit dhe shkoi atje për të folur rreth të rejave të fundit për karrierën e saj. Moderatorja Ellen nuk e lejoi që të largohej pa performuar hitin e saj “Your Song” që numëron miliona klikime në Youtube. Sapo përfundoi performanca e saj, ajo tregoi se ishte shumë e lumtur që ia doli të qëndronte e fortë edhe pse shëndeti i saj ishte i rënduar.