Rita Ora thyen rekordin 30 vjeçar në Britani

Kanë mjaftuar vetëm 6 vjet që nga 2012 kur Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, të hyjë në historinë e muzikës britanike, duke u bërë si këngëtarja me më shumë këngë “single” në dhjetë vendet e para të klasifikimit muzikor zyrtar të muzikës, UK Charts.

Rita Ora, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30-vjetësh, duke kaluar rekordin e ikonës së muzikës britanike Shirley Bassey.

Rita Ora do të nxjerrë albumin e saj më të ri “Phoenix” në fund të nëntorit, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar pesë nga këngët e saj kanë qenë çdo herë në dhjetë këngët më të mira të klasifikimit të këngëve më të mira në Britani, të njohur si UK Charts.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e kaluar, industria britanike e muzikës pati një rritje prej 10 përqind, duke kapur shifrën e 92 miliardë stërlinave. Në letrën drejtuar Theresa May, ata paralajmërojnë se aksesi ndaj muzikës britanike do të sfumohet duke e shndëruar atë në një “burg kulturor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?