Rita Ora uron motrën për ditëlindje, me një foto të veçantë

Motra e këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 28-të.

Rita e ka uruar motrën, në Instagram ku ka publikuar një fotografi ku shfaqen dy motrat në një orë baleti dhe të kapura për dore.

Kengetarja komenton fotot me një dedikim prekës, “Çfarë do të bëja pa ty? Vetëm zoti e di. Ti je gjithçka dhe arsyeja që unë jam ‘unë’ sot. Çdoherë që më qorton e di që e bën sepse më do.

Më kujtohet kur nëna na vishte me rroba të ngjashme dhe unë filloja të qaj sepse nuk kisha të veshur rrobat e njëjta sikur ato që kishe veshur ti dhe ti më jepje tuajat sepse këtë e bëjnë motrat e mëdha. Ne e ndërtuam këtë së bashku dhe do të vazhdojmë përgjithmonë!

Jam shumë krenare me ty dhe me gjithçka që ke arritur deri tani. Urime ditëlindja motërz!”, shkroi Rita.

rita-oraa

SHKARKO APP