Rita Ora vishet si “Babagjyshe”, surprizon fëmijët e sëmurë në spital
Rita Ora gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë e ngarkuar duke bërë ture muzikore për të promovuar albumin e saj të ri Phoenix.
Por pavarësisht kësaj, këngëtarja gjeti kohën për të surprizuar fëmijët e sëmurë në një spital në Londër.
Ylli i muzikës u shfaq të premten në spitalin ‘Chelsea and Westminster Hospital’ me veshjen e Babagjyshit së bashku me aktorin Idris Elba.
28-vjeçarja shpërndau dhurata për fëmijët e sëmurë.
Rita bëri të ditur lajmin në një postim në Instagram dhe shkruan: “Falemiderit Babagjysh Idris Elba që më ftove për të vizituar së bashku disa fëmijë të veçantë, infermierët dhe doktorët në spital. Surpriza më e mirë ndonjëherë.”




KOHA JONË SONDAZH

