Rita Ora “zhvishet” për homoseksualët
Me mijëra londinezë dolën rrugëve të shtunën për të festuar ditën e homoseksualëve, vetëm një ditë pasi martesat mes gjinive të njëjta u aprovuan në SHBA dhe Rita Ora u përzgjodh për të qenë imazhi kryesor i festimeve në klubin “G-A-Y”, duke dalë në skenë me veshje super-seksi. Pop princesha 24-vjeçare ngriti temperaturat, teksa hoqi xhaketën prej lëkure për të ekspozuar të brendshmet e saj. Rita pati të veshur pak më shumë se të brendshmet, por që të pranishmit i argëtoi tej mase, si me përformancë, ashtu edhe me paraqitje. Ajo me këtë rast promovoi këngën e saj të re “Poison”, që flitet se i është dedikuar ish të dashurit të saj, Calvin Harris.