Rivalet Swift-Perry, iniciativa të reja muzikore

Taylor Swift e riktheu muzikën e saj në të gjitha shërbimet “streaming”, gati tre vjet pasi u ankua publikisht se ato nuk i paguanin mjaftueshëm artistët. Dhe në të njëjtën ditë që rivalja e saj Katy Parry publikoi albumin e ri, Swift, një prej yjeve më të suksesshme të pop-it, vuri këngët e saj në dispozicion në shërbime të tilla si Spotify, Pandora, Amazon.com dhe Tidal. Më parë, katalogu i saj gjendej vetëm në shërbimin e Apple. Këngëtarja 27-vjeçare tërhoqi muzikën nga Spotify dhe të gjitha shërbimet “streaming” pasi shkroi një opinion në gazetën “Wall Street Journal”, ku pretendonte se pirateria e shpërndarja e pjesëve muzikore në rrjet kishin ndikuar në uljen drastike të shitjes së albumeve. “Gjërat me vlerë duhet të paguhen, muzika nuk duhet të jetë falas”, tha në atë kohë. Vendimi koinçidoi me daljen në treg të “Witness”, albumi i ri i Katy Parry, rivalja e Swift në industrinë pop, por gjithashtu edhe në jetën personale. Singelli “Bad Bood”, i publikuar nga Swift në 2014, u pa si një dedikim për Perry-n, ndërsa këngëtarja e “Firework” ka pranuar së fundmi se ato të dyja nuk ishin shoqe. Edhe Perry duket se i ka kushtuar një këngë konfliktit me Swift në albumin e saj te ri, e titulluar “Swish Swish”, një duet me Niki Minaj.

SHKARKO APP