Robbie Williams, anulon dy koncerte: ‘Vuaj nga hernia diskale’
Robbie Williams ka zbuluar motivin e anulimit të disa datave nga turneu i tij botëror “Heavy Entertainment Show”.
Këngëtari, ashtu siç shkruan Daily Mail, vuan nga hernia diskale.
“Gjëja më e vështirë që duhet të përballojë është dhimbja në shpinë, e cila është shumë stresuese”- shkruan ai.
Artisti kishte anuluar koncertet në San Petërburg ( 7 shtator) dhe në Moskë (10 shtator) për një sëmundje të pacaktuar, rrethana të cilat alarmuan fansat.
Tani ka qenë vetë ai që ka zbuluar se vuan nga Hernia diskale.
Robbie Williams do të nisë turneun në shkurt-mars 2018, ku do të zhvillojë 10 koncerte në Australi dhe Zelandën e re.