Robbie Williams: Të qënit prind, bombë atomike emocionale

Këngëtari Robbie Williams nuk mund t’i fshihte emocionet e mëdha të të qenurit baba.

42-vjeçari prej disa kohësh i ka lënë prapa festimet e “egra” për përgjegjësinë prindërore.

Ai e përshkruan idenë e të bërit prind si një arsye për të jetuar.

Duke folur për Irish Times, ai shpjegoi: “Të kesh fëmijë është si një bombë atomike emocionale. Është një arsye për të jetuar dhe një arsye për të shkuar në punë çdo ditë. Të qenit prind është puna më e mirë në botë”.

Babai i dy fëmijëve është kthyer në një familjar të përkushtuar edhe pse e pranon se kjo ishte gjëja e fundit që ai mendonte në jetë.

SHKARKO APP