Robert Aliaj me statusin e vjehrrit, ja fotot familjare me nusen e djalit
Artisti Robert Aliaj, i cili është kthyer në një personazh mjaft të komentuar muajve të fundit, ka marrë vëmendjen me një foto familjare. Ndryshe nga sa e kemi parë me shpirtin rebel, me një natyrë të drejtëpërdrejtë e me një pamje agresive, në foton në fjalë ai jep shembullin e një familjari.
“Nga Stokholmi me dashuri” është statusi i fotos familjare të artistit kontravers, Robert Aliaj, që bashkëshortja e tij prej 31 vitesh mban në profilin e saj në facebook. Por përveç çiftit, vajzës së tyre 10 vjeçare Gala dhe djalit Krist, pjesë e fotos është dhe një vajzë simpatike bionde, që mësohet se është e fejuara e të birit 26 vjeçar.
Ajo është e huaj, dhe përveç lidhjes së konsoliduar me djalin e tyre, është bërë tashmë pjesë e pandarë e familjes. Por aq bukur duken të gjithë së bashku në foto, sa portreti i tyre familjar nuk ka mbetur pa u komentuar nga miqtë.
Robert Aliaj, këngëtari me zërin e bukur në vitet ’80-të, akualisht është kurator i shumë eventeve artistike si projekti i filmit “Tirana 48 Hour Film Project”.
Ai ka një familje tradicionale në Bruksel, të krijuar me bashkëshorten e tij simpatike prej tri dekadash. Artisti 56 vjeçar kalon shumë kohë pranë familjes dhe sidomos me vajzën Gala, e cila është angazhuar që e vogël në botën e modës. Si I apasionuar pas udhëtimeve, Bert Aliaj shpesh udhëton me ta në vende të ndryshme të botës.