Roberti i përgjigjet “flakë për flakë” deklaratave të Sabianit kundër Kristit
Robert Aliaj ka reaguar për herë të parë në lidhje me deklaratat e Sabianit për raportin e së bijës me Kristin. Aliaj i ka cilësuar deklaratat e Sabianit si “anadollake” dhe “mesjetare”.
“Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Europë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake, kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes. Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”, ka thënë ai në “Shqipëria Live”.
Përsa i përket lidhjes së Kristit jashtë, Roberti është shprehur se nuk e njeh vajzën, por sipas tij nuk ka asgjë të keqe që një djalë i ri të jetë i lidhur por të dashurohet me një tjetër.
“Unë nuk kam thënë që Kristi ka një lidhje. Unë nuk e di ç’bën Kristi jashtë. Janë të rinj që nuk kanë asnjë lloj angazhimi. Janë dy të rinj krejt të lirë që kanë eksperiencat e tyre. E zbulova nga të tjerët. Nuk e njoh fare vajzën në fjalë. Nuk shoh asgjë të keqe deri këtu. Nuk është morale ti bëjmë biografinë. Edhe Keisi ka historitë e saj. Unë nuk do vij në panelin tuaj me mendimin e lloj-lloj njeriu. Në rrjetet sociale po ndodh një tmerr. Është e palejueshme. Mediat po e bëjnë subjekt kryesor, qoftë idiotsitë, trillimet. Shoqëria shqiptare po degradon. Po hyjmë në disa qëndrime shoqërore të rëndësishme, të pa shembullta në Evropë. Ne jemi një shtet që nuk kemi rregulla. Unë Kristin e shof që aty është në situatë të vështirë. Tregoi shumë klas me Kejvinën dhe pse ajo nuk përbënte asnjë lloj interesi për Kristin. Nuk përmbushte asnjë interes të Kristit si qenie. Kristi vetëm sa e demonstroi aty. Ai e respektoi si human ama. Kristi nuk është njeri i lehtë. Ka ca bindje absolute të vetat. Kur bënë një gjë është shumë i sinqertë. Sa i përket mesazheve, në datë 24 telefoni i Kristi ka qenë i sekuestruar, dy ditë më parë madje. Mua ma ka bërë të qartë produksioni këtë. Kristi e quajti vetë lidhje ne tij problematike. Ai është i kursyer për jetën personale. Një djalë i lirë është i lirë ta hajë dreqi. Është një gënjeshtër e madhe nëse them e di. Ai jeton në shtet tjetër. I dha fund bashkëjetesës që ka pasur më parë me një vajzë edhe pse ka qenë shumë i lumtur. Për arsyet e tija, por me gjithë respektin. Një çun i ri mund të ketë një lidhje me një femër por të dashurohet me një tjetër. Edhe unë kur njoha gruan time, kam qenë një djalë çapkën. Kisha shumë vajza rreth meje, më pëlqenin, kam bërë eksperiencat e mija. U angazhova me një vajzë, edhe pse më parë kisha një tjetër, me të cilën nuk e kisha vizionin për tu angazhuar. Edhe 5 vajza t’i dalin Kristi, s’ka asgjë të keqe. Ajo e bënë për vëmendje, si i rriten follower-sat, pozat që merr pastaj”, është shprehur ai.