Roberti preket teksa flet për vajzën
Prej gati 2 muajsh, Robert Berisha qëndron në Tiranë për shkak të pjesëmarrjes së tij në “Dance With Me”. I pyetur në emisionin “Seven Bizz” nëse po i mungon familja, Roberti, teksa thekson se e ka të vështirë dhe përlotet kur përmend vogëlushen Renee.
“E kam shumë të vështirë. Shumë po mërzitem, sidomos për Rennen, tepër. Ka moshën që di të flasë, të kërkojë, më thërret babi…goxha po mërzitem por s’kam ç’bëj. E kam pranuar ftesën me shumë qejf. Shkoj çdo javë në shtëpi”.
Edhe pse e ka të vështirë larg familjes dhe aq më tepër që duhet jetë i pranishëm në koncerte jashtë vendit, paralelisht me spektaklin e kërcimit, Roberti as që e mendon të largohet nga gara.
“Vetëm për ndonjë arsye shëndetësore do të largohesha. Kur e jap fjalën, e mbaj”.
KOHA JONË SONDAZH

