Roberto Cavalli sulmon Chiara Ferragni-n: Kush kujton se je?

Suksesi dhe fama e Chiara Ferragni-t erdhi me të ligat e veta. Blogerja, e cila u shpall e shtata më e fuqishmja në botë sipas Financial Times, u kritikua publikisht nga dizajneri Roberto Cavalli në një foto në Instagram, pikërisht aty ku filloi karriera e saj.

Në foto, Chiara shfaqet me të brendshme të tejdukshme duke u bërë gati për një event në Milano. Ndër komentet pozitive, ziliqare, ironike e moraliste, spikati ai i Roberto Cavalli-t: “Ti po reklamon kërthizën tënde! Kush kujton se je? Je thjesht një makinë parash. Nuk as spontanitet, as dashuri në atë që bën.”

Goditja e ulët habiti edhe Fedez, i cili hamendësoi se llogaria ishte një profil fals i Cavalli-t. “Unë jam, unë,” iu kthye ky i fundit. “Mjaftueshëm i famshëm e pastër sa për të thënë atë që mendoj. Jeni të zotët, përfitoni shumë nga kjo lojë që s’ka qëllim shitjen, por argëtimin dhe kalimin e kohës. Pastaj blini rroba me emra të famshëm (si i imi) dhe Chiara bën publicitet. Bravo, i rrinë mirë…por këtë herë ka dalë jashtë pasarelës…” Në fjalë të tjera, Cavalli e akuzon se ajo përdor veshje të markave të njohura për të ushqyer suksesin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Cavalli sulmon edhe Chiara-n si nënë: “Ti s’ke ushqyer me gji, ke pasur frikë mos të prishet gjoksi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Je veshur shumë bukur,” përfundon Cavalli, por mbetet e paqartë nëse është kompliment apo fyerje.

Gjatë verës, Chiara u përball me Stefano Gabbana-n, i cili e quajti fustanin e saj të bardhë Dior “të lirë”. Chiara nuk është përgjigjur dhe ndoshta s’ka nevojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?