Rogerti i ashpër me Brikenën dhe Mateon: Tipik dhëndër shqiptar që do një nuse…

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5” janë skeptikë në lidhje me pëlqimin e Brikenës ndaj Mateos. Shumica prej tyre mendojnë se ky i fundit mund të ketë pëlqim real ndaj saj, por shtojnë se banorja po e përdor një gjë të tillë për lojë.

Sot është publikuar në faqen zyrtare të BBV në “Instagram” një video e Rogertit te Dhoma e Rrëfimit. Ai shprehet se Brikena e ka strategji loje dhe e ka lënë pikërisht për në fund. Sipas tij, ajo nuk ka pikë pëlqimi për banorin. Ai vijon duke thënë se Mateo është dhëndri tipik shqiptar që e do nusen si dhi të egër. Nga ana tjetër, ai shton se Brikena është si ato nuset që do të martohet me zor.

”Brikena e ka vetëm strategji loje, e ka lënë bash në fund. Nuk ka pikë pëlqimi Brikena për Mateon, mos të lërë nam kush e mendon atë gjë. Po normal se Mateo është dhëndri tipik shqiptar që e do një nuse që është si dhi e egër. Kjo është nga ato nuset që do të martohet me zor, supozohet, kanë nejt një vit pa bërë seks dhe i del fëmija pas dy viteve”, tha Rogerti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?