Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj tre finalistëve

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, u vendosën tre kuti emergjence. Brenda secilës kuti fshihet një benefit ose sfidë. Njërën prej tyre e ka thyer Rogerti sapo u zgjua mëngjesin e kësaj të diele.

Madje edhe 3 finalistët e tjerë i ka zgjuar me zhurmë, duke u thënë: “Hajdeni peshqit e mi, hajdeni te peshkaqeni. Keni ardhë për gjumë, jo për të luajtur lojën. Hajdeni se skam la dhëmbët e as fytyrën, dukem keq para publikut. Njëri nga ju do të dalë i dyti, i treti, i katërti”. Më pas ai iu drejtua vetëm Mirit, i cili nuk shkoi menjëherë në living ku do të lexonte Rogerti zarfin: “Hajde lojtari më i dobët, ke me ngelë i katërt, hajde Miri, hajde shpejt. Njeriu më fals”.

Sipas Rogertit, në zarf ishte e shkruar që t’u thoshte nga 5 komplimenta secilit prej banorëve. Ai e nisi me Mirin duke i thënë se është ‘gentelman, është veshur me të zeza, ka këpucë shumë të bukura, flet bukur tiransen”. Teksa ai po bënte këto komplimente, Mateo nuk e besoi dhe u largua nga aty. Më pas, Rogerti nisi të bënte komplimentet për Selin, e cila gjithashtu nuk e besoi se në zarf ka të shkruar atë që tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?