Romeo rrëfehet për një moment të vështirë: Nuk merrja dot frymë…
Banorët e shtëpisë më të ndjekur të ‘BBV3’, u mblodhën mbrëmjen e djeshme në living teksa kanë hapur diskutime lidhur me ankthin dhe depresionin.
Ka qenë Romeo i cili ka treguar historinë e tij personale dhe kohën kur ka përjetuar ankth për herë të parë:
“Unë kam patur një situatë në jetën time, kam qenë më i ri, tek 19-20 vjeç, kalova një periudhë të vështirë, le të themi familjare, s’dua ta them arsyen, dhe unë 3-4 muaj kam qenë kështu, nuk ngjisja dot dy shkallë se më dukej sikur do më plaste zemra.
Më dukej sikur nuk merrja dot frymë ndërkohë që frymë merrja e kupton.”
View this post on Instagram