Ronaldo konfirmon: Po pres fëmijën e katërt

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo ka vendosur të flasë për të gjitha spekulimet që qarkullojnë në mediat botërore për shtatzëninë e të dashurës së tij. Në një intervistë për El Mundo, shpjegoi se ndërkohë që Real Madrid do vazhdojë ndeshjet me Shtetet e Bashkuara, ai do të jetë duke pritur për fëmijën e tij të katërt në Spanjë. Kjo është një pjesë e bisedës:

Gazetari: Si janë dy foshnjat e sapolindura?

Ronaldo: Ata janë të çmuar. Unë jam shumë i kënaqur.

Gazetari: A keni filluar të ndërroni pelena?

Ronaldo: Nuk jam shumë i mirë në këtë pjesë, por përpiqem.

Gazetari: Dukesh i emocionuar.

Cristiano: Po jam shumë i gëzuar.

Gazetari: A je i lumtur me fëmijën e radhës që do vijë në jetë?

Cristiano: Po shumë.

Kështu, 32-vjeçari zbuloi gjithçka, ndërkohë që po kujdeset për binjakët e tij. Mendohet se së shpejti do të martohet me modelen, Georgina Rodriguez, e cila do të sjellë në jetë fëmijën e tij të katërt.

SHKARKO APP