Ronaldo renditet i treti në Instagram, 400 mijë dollarë për një postim
Fuqia e rrjeteve sociale vazhdon të jetë në vëmendjen e të gjithëve dhe tani Cristiano Ronaldo ia doli të jetë në listën e personave më të paguar. Sipas studimit të bërë nga Hopper, është bërë e ditur se ylli i Real Madrid merr 400 mijë dollarë për një postim, ndërsa në vendin e dytë është Selena Gomez dhe më pas kryeson Kim Kardashian. Ronaldo ka rreth 106 milionë ndjekës në rrjetin social dhe merr mijëra pëlqime e komente në çdo postim që publikon. Ai është futbollisti i parë që bëhet pjesë e 10 personave më të paguar, duke u ndjekur më pas nga LeBron James.