Ronela bie 12 kg në 11 muaj, por të pasmet i ka akoma zjarr

Kush nuk ka ngelur gojëhapur nga performanca e Ronela Hajatit tek “Kënga Magjike” në 2013-tën me “Mos ma lsho”? Këngëtarja i vuri flakën skenës me performancën ekspresive, bëri ‘tëerk’ si burrat para gjithë Shqipërisë dhe pa hedhur poshtë zërin, të gjithëve na ngelën sytë tek të pasmet. Kush e dinte që Ronela kishte forma të atilla?

Që pas asaj dite, nëse kërkoni Ronela Hajati në google, përgatituni të lexoni 2819 shkrime për ‘të pasmet bombastike’. Do thoshim që janë dhuratë e Perëndisë, në fakt janë dhuratë e Merit dhe Marashit, dy prindërve të saj. Kështu është shprehur Ronela e intervistuar nga “Thumb”, ku tregoi se të pasmet i ka trashëguar nga gjyshja, Sofia (faleminderit Sofia). Ronela nuk ka qenë kurrë strikte në mbajtjen e dietave.

Ka tentuar disa herë të bjerë në peshë, por asnjë nga metodat nuk ka rezultuar produktive, me përjashtim të kësaj here. Jo shumë kohë më parë ka përfunduar dietën që e ndihmoi të shkojë tek format që kërkonte.

“Këtë herë më ka funksionuar, kisha 11 muaj me dietë, hoqa 12 kile,” shpjegon Ronela, pa dhënë detaje rreth ushqimeve që ia ndaloi vetes, apo atyre që i konsumoi më tepër. Na duhet ta pranojmë se ka funksionuar dhe sërish, të pasmet vazhdojnë të jenë njësoj. Ronela, bravo motër!/Anabel/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=NQePmogdn3g” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP