Ronela Hajati e revoltuar: Nuk turpërohem për tiparet e mia

Një ndër temat më të nxehta të shoëbiz-it padyshim janë ndërhyrjet kirurgjikale që bëjnë vipat por si duket Ronela Hajati është e lodhur tashmë nga gjithë akuzat. Në një postim në instagram ajo ka shfryrë gjithë inatin dhe ka kundërshtuar me të njëjtën monedhë, madje dhe ka ofenduar. Akuzat e saj i ka drejtuar drejt disa portaleve të mirënjohura, por siç duket me Ronelën nuk janë aq profesionale sa duhet, sepse ajo është shprehur: “S’jam turpëruar kurrë me asnjë tipar të vetes sime! S’kam qenë as miss, as e kam mbajtur veten për të bukur. Jam Ronela dhe s’kam për të ndryshuar për asgjë dhe për aq sa jam mundohem të jem sa më shumë në formë sa mundem… Sa për operacione plastike, (duke iu drejtuar disa mediave) I shit on your mouth, po shkoni bëni ndonjë kurs 6 mujor gazetarie! Tung… btw link in my bio për këngën e re!”, shkruan këngëtarja.

SHKARKO APP