Ronela Hajati flet për operacionet plastike dhe të pasmet bombastike: Dua t’i zhduk
Ronela Hajati shpesh herë është përfolur në media për format bombastike që ajo ka. Këngëtarja thuhet se është një ndër të paktat artiste të estradës shqiptare që nuk ka ndërhyrje kirurgjikale.
Që prej fillimit të karierës së saj, Ronelën e mbajmë mend të tillë edhe në intervistat që ajo ka dhënë ka pohuar këtë fakt. Mirëpo ndjekësit e saj në “Instagram” kanë përsëri dyshime dhe gjatë një mini interviste në “Instagram”, ajo është pyetur për operacionet plastike dhe ka vendosur t’u përgjigjet atyre për t’i shuar kureshtjen njëherë e mirë.
Me nota humori Ronela thotë se nuk ka asgjë kundër operacioneve plastike dhe kur të vijë koha do të bëjë dhe ajo. Duke lenë të kuptohet se ajo nuk ka asnjë ndërhyrje kirurgjikale për momentin.
“S’kam asgjë kundër, madje e di që kur të më vijë koha do ngelem spitaleve duke pasur sy dhe hundë paaak fare të madhe, po të kisha dhe buzë do ngjaja si dreq..Sa për vithe besomë që dua t’i zhduk”, shkruan ajo.