Ronela Hajati “hap zemrën” me fansat: Kanë qenë të pakta momentet kur kam qeshur

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.  Atë  e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi këngëtarja ka shkruar disa fjalë mjaft  të ndjera  duke i treguar fansave me pak fjalë se si ka qenë viti 2020 për të.

Ajo ka rrëfyer se viti i shkuar ka qenë një nga më të këqijtë për të dhe se ka qenë shumë të pakta momentet kur është ndjerë vërtetë e lumtur. Megjithatë ajo thotë se muzika ka qenë e vetmja që ja ka larguar mendjen nga gjithë problemet dhe që i ka dhënë forcë për të përballuar çdo gjë.

“E di që u bë një kohë e gjatë që unë nuk jam aktive në muzikë apo intervista apo rrjete sociale… në fund të ditës publiku do muzikë për të hequr mendjen nga problemet dhe harrojnë që gjithkush nga ne ka shqetësime. Edhe pjesa më e vështirë është kur gjërat duhet t’i mbash për vete. 2020 ka qenë një nga vitet më të këqija për mua në çdo aspekt.

Shumë të pakta kanë qenë momentet kur kam qeshur… shumë të lodhshme momentet që duhet të sillesh sikur çdo gjë është ok. E vetmja gjë shpërqëndruese ka qenë muzika! Sepse muzika na e bënë çdo ndarje, sëmundje, vdekje, lot, mërzi, agoni pak më të përballueshme! Duajeni veten! Bëhuni të mirë! (Rron – 2021)”– shkruan ajo.

SHKARKO APP