Ronela Hajati: Jam një beqare e kërkuar
Jeta e private e këngëtares Ronela Hajati jo rrallëherë ka qenë e komentuar në rrjetet sociale e faqet rozë. Kjo pas marrëdhënies me artistin Young Zerka, me të cilin është ndarë së fundmi
Duke qenë se parashtrohen pyetje të tilla gjithnjë, artistja së fundmi në Instagram është pyetur për statusin e saj.
“Aman a je beqare”, ka qenë pyetja drejtuar 31 vjeçares teksa një përgjigje nuk mungoi as nga këngëtarja.
“Jam beqare e kërkuar”, ka thënë Hajati.
Duket se Ronela ka oferta të shumta, edhe pse prej një peridhe të gjatë është singëll. Ronela dhe Young Zerka ndryshe shijuan një romancë prej afro pesë vitesh.