Ronela Hajati: O dal si e vdekur, o vdes me të vërtetë
Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë e ftuar në një intervistë në InTV, ku ka treguar një eksperiencë të cmendur nga festivali i Këngës Magjike. Ajo tregoi se kishte zgjedhur që të dilte me arkivol në skenë, por e kishte patur të pamundur prej ndërhyrjes së babait. “Këtë moment e kam patur me shumë përgjegjësi, sepse ka qenë një këngë e përgatitur për goxha kohë dhe unë kam dashur të dilja mirë dhe kanë qenë mundësinë shumë më të pakta se si janë tani. Kishte shumë pak vende ku mund të paraqiteshe dhe ato ku mund të paraqiteshe duhet të ishe perfekte. Kam pasur 4 balerinë që pas asaj performance nuk u ndamë më. Ka qenë e vecantë se unë aty kam dashur të dilja me arkivol, madje edhe klipi përfaqësues që ishte disa sekonda ishte në Tufinë në varreza. I futa çunat në gropa për të xhiruar. Do të dilja me arkivol dhe Arditi në fillim e mirëpriti si ide, pastaj pas shumë vitesh mora vesh që babi im kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë që nuk dihet se çfarë mund të ndodhë.” Ronela tregoi edhe rreth experiences qesharake që kishte patur me zotërinë ku kishte kërkua arkivolin dhe rreth mënyrës se si u paraqit në skenë. “Unë kisha shkuar të kërkoja arkivol me qera. Shkova atje i kërkova atij, e dua për veten do ta kthej prap. Do ta bëja me gura. ‘Cfarë blehet këtu nuk kthehet më’ – më tha ai. Po unë do ta kthej i thashë, po më pas nuk e mora. Unë kam kokën time që do bëja dicka e i thashë çunave: “O dal si e vdekur, o vdes me të vërtetë”. Më pas mora një shufër dhe u vara në skenë”, përfundoi ajo.