Ronela Hajati për ”Kënga Magjike”: Pres të shënoj rekorde të reja

Artistët e natës së dytë gjysëmfinale të “Kënga Magjike” në Tv Klan janë gjithë sy e veshë si anëtarë jurie, por nesër, vëmendjen do e marrë kënga. Nga “stoli i rehatisë” në skenën e festivalit magjik, ata nuk kanë kursyer komentet. Ronela Hajati është shprehur e lumtur që do të këndojë natën e dytë të gjysëmfinales së “Këngës Magjike” teksa ka thënë se njëherë që e ka hapur natën e parë nuk i ka shkuar mirë.

Matilda Mcini: Duke e ditur shortin, sipas teje, kur është më e fortë gara, sonte apo nesër mbrëma?

Ronela Hajati: Një falenderim special për atë që tërhoqi emrin tim për natën e dytë. Unë jam artiste që shumicën e rasteve , pjesëmarrjet e mia në festival kanë qenë në natën e parë dhe ka shumë emocione të mëdha. Ne sot heqim emocion për nesër dhe ishalla dal më mirë se herët e tjera që kam qenë natën e parë.

Ardit Gjebrea: Pse, ty gjithmonë mirë të kanë shkuar, pse ankohesh?

Ronela Hajati: Njëherë që e hapa natën e parë nuk më vajti mirë.

Ardit Gjebrea: Pse çfarë ndodhi?

Ronela Hajati: Nuk doli fare.

Ardit Gjebrea: Nuk doli as natën e fundit kënga?

Ronela Hajati: Po pres këtë natën e dytë të shënoj rekorde të reja.

SHKARKO APP