Ronela Hajati thumbon gjithë kolegët
Ndodhemi në mes të sezonit veror dhe sigurisht muzika ritmike mbizotëron gjithandej. Por jo të gjithë janë të impresionuar nga prurjet e këtij sezoni. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila ka shprehur mendimet e saj në një postim në Insta Story duke u shprehur se të gjitha këngët ngjajnë njësoj.
“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ishte e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”- u shpreh Ronela.
Ajo madje i ka shtuar dhe disa doza ironie duke thënë- “Mos kini frikë me ndërru dorë”.
Na duket sikur Ronela ka përmbledhur atë çfarë po mendojnë të gjithë. Ka qenë dhe këngëtari Alban Skënderaj, i cili gjatë një podcasti, ceku mungesën e madhe të muzikës në ditët e sotme. Sipas tij kryesisht muzika po bëhet për clube ndaj edhe tregu është mbushur me të rinj, mirëpo një pjesë e shoqërisë pret t’i ofrohet diçka tjetër, dhe nuk mund të ishim me dakord. Si fillim me trendin e bashkëpunimeve dhe pastaj me një bum këngësh verore të cilat as nuk dallohen nga njëra-tjetra, muzika shqiptare ka rënë plotësisht pre e komercializmit.