Ronela “hap” zemrën në Instagram: Më mbyste dhimbja pa më parë askush

Këngëtarja Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet e vështira që ka kaluar.

Nëpëmjet një postimi në “Instagram” këngëtarja shkroi se ka festuar edhe kur para një ore qante apo kur e mbyste dhimbja pa e parë askush.

Ndër të tjera Ronela Hajati u shpreh në rrjetin social se ka pasur momente kur pyeste veten “A mund të shkojë më keq se kaq? Dhe po, shkonte.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëgjithatë këngëtarja shtoi se në të tilla raste e vetmja gjë që të ngelet të bësh është të bëhesh e fortë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa ndau edhe një mesazh për ndjekësit: “Më tha dikush sot: ‘Vishemi dhe rregullohemi, por e kemi zemrën copë’ dhe mu kujtua kur pyesja veten: ‘A mund të shkojë më keq se kaq?’ Dhe Po! Shkonte… Ronela ka festuar edhe kur para një orë qante, edhe kur më vonë e mbyste dhimbja pa e parë askush, sepse të bëhesh e fortë është e vetmja gjë që ngelet të bësh! Kur të mundesh festo! Zemra e nje gruaje është një oqean me mistere”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?