Rose e ‘Titanikut’ na përsërit sërish të vërtetën që nuk duam kurrë ta pranojmë

Kanë kaluar 20 vjet që nga transmetimi i Titanikut.

Rose dhe Jack ishin një ndër çiftet më simpatik që mund të kemi parë dhe kur bëhet fjalë për dashurinë ata janë të parët që na vijnë ndërmend.

E megjithatë e gjithë ajo dashuri që na kanë transmetuar në ekran ka mbetur aty, pasi përtej saj ato janë thjesht miq shumë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur në edicionin e së martës të Lorraine, Kate përsëriti edhe një herë se mes saj dhe Leos nuk ka pasur kurrë asgjë përtej miqësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur unë mendoj për Leon më vijnë ndërmend 7 muaj punë intensive, ne ishim shumë të rinj të dy. Për fat të mirë kjo ishte diçka shumë e mirë, ne kurrë nuk e imagjinonim dot të kishim diçka me njëri- tjetrin”, u shpreh 41-vjeçarja.

E vetëdijshme që me një deklaratë të tillë ka marzitur shumë fansa, Kate ka kërkuar falje, por kjo është e vërteta dhe nuk mundet ta ndryshojnë: ata nuk do të jenë kurrë një çift, si ne do dëshironim.

“E di që kjo do t’ju mërzis, por më vjen keq”, tha Kate.

Nga çift shumë i dashuruar në film, ata janë miq shumë të ngushtë në jetën reale. Gjithsesi është shumë e bukur që i shohim sërish bashkë pranë njëri- tjetrit.

Image

class

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?