Rosela Gjylbegu rrëfen marrëdhënien e saj me Arvizunë

Këngëtarja shkodrane, Rosela Gjylbegu rrëfehet në emisionin “Oktapod” për marrëdhënien e saj me ish- ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu

 

Turjan Hyska: Fansi yt më i madh është Aleksandër Arvizu, e ka thënë gjithmonë. Është e vërtetë që keni darkuar para se të ikte?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kemi darkuar shumë shpesh. Ai është mik i familjes dhe për mua ka qenë privilegj të jem pjesë e familjes së tij, pjesë e një miqësie të jashtëzakonshme. Sigurisht që kam darkuar me familjen e tij, me bashkëshorten edhe Jukin, gocën e vogël. Më vjen keq, ka ikur një mik shumë i mirë. Padiskutim ne do të jemi gjithë kohës me mesazhe, dhe nëpërmjet mediave sociale mund ta ndjekim njëri- tjetrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si është të kesh mik Ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur fillon e bie ajo perdja zyrtare? Ty personalisht si të ka ndodhur ky proces? Si fillim, ku u njohët?

Me thënë të drejtën, ka qenë absolutisht dëshira e tij. Në ka ndjekur në një intervistë… ne jemi peshqit të dy në shenjë. E shoqja shpesh më thoshte se mbase ju jeni njohur në një jetë tjetër, ndoshta. Momenti që ndoshta miqësia u lidh shumë ishte momenti që babai im vdiq, dhe më qëndroi si një prind i dytë shumë pranë, bashkë me familjen e tij. Për mua ishte një nder, të themi të drejtën. Një nder dhe një njeri i jashtëzakonshëm, përtej petkut të diplomatit. Mbi të gjitha unë e kam vlerësuar atë për atë njeriun e thjeshtë dhe për thjeshtësinë e tij në gjithcka që thoshte e mendonte

Turjan Hyska: A do të shkosh në SHBA ta vizitosh?

Rosela Gjylbegu: Patjetër! Patjetër. Unë kam pjesë të familjes sime andej, kështu që kur të shkoj t’i vizitoj do të vizitoj dhe familjen Arvizu me kënaqësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?