Rovena: Albin Kurtit do t’i thosha çdo ditë “të dua”
Showbiz E Mërkurë, 21 Prill 2021 09:13
Rovena Stefa, si e ftuara e radhës e emisionit “Oktapod”, ka deklaruar se për të fituar rininë e përjetshme ajo do të rrinte 100 vite pa bërë seks, do të hante buburreca e mish qeni dhe se nuk do të donte gjoksin e Çiljetës e as vithet e Shkëndije Mujajt.
Ndërsa e pyetur nëse do të martohej me një 78-vjeçar dhe se cilit politikan do t’i thoshte çdo ditë “të dua”, ajo tha se mosha për të nuk ka rëndësi dhe se Albin Kurtit nuk do të përtonte t’ia thoshte çdo ditë atë fjalë.