Rovena Stefa zbulon arsyen pse nuk flet me këtë këngëtare

Rovena Stefa ka rrëfyer se nuk flet prej kohësh me këngëtaren Elhaida Dani.

Teksa ishte e ftuar tek “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Stefa foli për marrëdhëniet që ka me kolegët e saj.

Artistja u shpreh se në përgjithësi ka raporte shumë të mira, me dikë më shumë e me dikë më pak, por i shmang gjithnjë zënkat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, një veprim i Elhaidës e ka “detyruar nga ana e brendshme” që të mos i fliste më.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas këngëtares, Dani ishte treguar shumë hipokrite gjatë një festivali.

“Elhaida Dani më ka puthur në prapaskenë, më ka thënë “Uau, çfarë interpretimi!”, dhe tani më ka votuar me zero pikë.

Domethënë, në këtë rast vetëm, kam qenë e detyruar nga ana ime e brendshme që të shprehesha dhe jo për t’u hakmarrë, por thjesht për të treguar hipokrizinë e dikujt”,- rrëfeu Rovena.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?