Roza flet për propozimin ideal, e ndërpret Rita: Na çave…

Roza dhe Rita Lati janë figura të këndshme dhe karizmatike të ekranit. Të dyja, nënë e bijë kanë qenë të ftuara në emisionin “Soiree” në Top Channel për të folur se pse deri më tani kanë refuzuar që t’i drejtohen martesës.

Në një moment të bisedës, Roza është pyetur se si e ëndërron propozimin ideal për martesë, por nuk e ka përfunduar dot deri në fund pasi ka ndërhyrë e ëma, Rita Lati.

“Do të doja valët e detit, do të doja gjethet e palmave që pushpurisin. Do të doja shampanjë, shalqi, luleshtrydhe”, po tregonte Roza Lati, e cila u ndërpre nga e ëma, Rita Lati duke i thënë “na çave trapin”.

SHKARKO APP