Roza i hedh ”benzinë zjarrit”, lëshon kunjën e radhës ndaj Encës
Moderatorja Roza Lati ka ndezur sërish zjarrin mes saj dhe këngëtares Enca Haxhia. Teksa një natë më parë kishte të ftuar Edona Gashin, përfaqësuesen e “OnRecords”, Roza e quajti Encën mbretëreshën e Instagramit në Arabinë Saudite, duke nënkuptuar kështu se ndjekësit e saj në rrjetet sociale janë vetëm arabë dhe jo realë.
Teksa po flisnin për këngëtaren Rina Balaj dhe Gashi po shpjegonte largimin e reperes nga kompania, Roza hodhi ”kunjën”.
“Çka ka thënë Rina për këtë mbretëreshën e Instagramit në Arabi Saudite”,-tha Roza duke iu referuar Encës. Të gjithë tashmë janë në dijeni të sherrit që një vit më parë shpërtheu mes këngëtares Enca Haxhia dhe moderatores Roza Lati.
Kur ajo kishte të ftuar në studion modelen Trejsi Sejdini, kjo e fundit tha se Encën nuk e ngre askush në ‘krik’. Roza qeshi. Kjo qeshje mori një përgjigje nga ana e këngëtares duke shkëputur çdo lidhje që kishte me Rozën. Dy vajzat mesa duket nuk flasin ende me njëra-tjetrën.