Roza Lati: Atë që të tjerët s’e durojnë tek unë, ajo më pëlqen më shumë
E kanë kritikuar shpesh për ndërhyrjen që bëri në hundë, por kjo se ndali aspak Roza Latin që të qëndronte e fortë, madje të jepte mesazhe për të gjithë ndjekësit e saj.
Ajo i është rikthyer sërish operacioneve, ku pavarësisht trysnisë që ka nga fansat që ajo të bëjë gjoksin, bukuroshja ka thënë se as nuk e ka ndërmënd të bëjë një gjë të tillë dhe se nuk është në planet e saj.
E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, Roza ka rrëfyer më shumë për ndërhyrjen e fundit në hundë, fazat e rikuperimit, si dhe presionin që i është bërë vazhdimisht për të bërë edhe një ndërhyrje tjetër.
Vajza e aktores së njohur Rita Lati, tregon se ka marrë gjithçka nga e ëma, përveç gjoksit.
“Njerëzit më kanë komentuar gjithmonë dhe gjithmonë më thonë: “Roza, pse nuk e bën gjoksin, lëre hundën, bëj gjoksin, por unë jam mirë kështu siç jam.
Diçka që njerëzit ma sulmojnë më shumë, mua ajo më pëlqen më shumë dhe e kundërta”, ka thënë Roza duke shtuar se “unë do të doja ta bëja edhe gjoksin, por në një kohë kur të gjithë të jenë mësuar me mua dhe të mos u bëj më përshtypje asgjë tek unë.