Roza Lati “sulmon” Aurela Hoxhën: Nuk është reale as në personalitet e as në pamje!
E ftuar në emisionin e Dasara Karaiskajt, Roza Lati ka folur për disa aspekte të jetës private dhe asaj profesionale e gjithashtu edhe për ndrërhyrjet kirurgjikale.
Por, ajo që tërhoqi vëmendjen në fakt ishte deklarata që Roza bëri për Aurela Hoxhën.
Në një moment Dasara përmendi Aurelën duke thënë se ajo i kishte refuzuar ftesën për të qënë në emisionin e saj pasi sipas modeles ajo nuk kishte një figurë të përshtatshme për targetin e emisionit.
“Aurela do ketë patur frikë të vijë sepse nuk është reale. Reale nga personaliteti, se nga pamja e dimë që nuk është”, përfundoi moderatorja Roza Lati.