Roza Lati thyen heshtjen, flet për herë të parë në BBVA3 për Stinen

Moderatorja Roza Lati, e cila është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother ka qenë duke bërë një bisedë me modelen Rike Roçin në dhomën e gjumit.

Moderatorja është pyetur nëse ka një lidhje jashtë, ku Roza ka mohuar që të jetë në një marrëdhënie.

Më pas, e pyetur nga Rikja nëse do të krijonte një lidhje brenda Big Brother, Roza kujtoi pak edhe lidhjen që ka pasur vite më parë me Stinen, por pa e përmendur atë me emër.

Rikja: A do të krijoje një lidhje këtu brenda?

Roza: Zemra ime, unë nuk dua çuna VIP-a, le të jemi ne gocat VIP-at e shtëpisë, ylli i shtëpisë jemi ne femrat. Dy yje në shtëpi, kush do kërkojë famë më shumë? Unë jam pak tradicionale në këtë pjesë. Nuk merrem me çuna ekrani. Jam marrë unë njëherë me një këngëtarë kur isha 17-vjeçe. Dashuria ishte e madhe por fama të jep shumë presion. E pash si ishte lidhja me një të famshëm edhe unë nuk merrem me të famshëm. Kam qejf që burri të jetë me kostum, jo me streçe.

SHKARKO APP