Rozana Radi: Historia prekëse e shitësit të librave në plazh
Këngëtarja Rozana Radi është prekur nga një shitës librash në plazh aty ku po kalon pushimet sa që i ka kushtuar një foto në Instagram dhe ka ndarë historinë e tij prekëse me fansat.
Ajo tregon se djali që shiste librat ishte një nga të prekurit e Gërdecit dhe edhe pse nuk pati mundësi të vazhdonte shkollën nuk u është ndarë librave për asnjë moment.
“Ky djali quhet Shkelqim. Eshte nga Gerdeci. Ne shperthimin e Gerdecit humbi te fejuaren. Ndersa ngushellimin e vetem e gjeti tek librat. Edhe pse ne pamundesi per te perfunduar shkollen e mesme, ndersa e degjoje te fliste te jepte pershtypjen qe kishte mbaruar shkollen e larte. I vetmi shites ne plazh qe me terhoqi vemendjen. #librimikumeimireinjeriut”, ka shkruar Rozana ne Instagramin e saj.