Rozana Radi kujton me mall të atin e ndjerë
Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka kujtuar të atin e saj të ndjerë, përmes një postimi në Instagram.
Rozana shkruan disa fjalë prekëse për babain e saj të cilin e humbi në vitin 2004, 16 vjet më parë.
‘Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do të ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka”, shkruhet në foton e publikuar.
Më tej ajo e shoqëron postimin me të tjera fjalë, duke treguar mungesën e madhe që ndjen për të atin që nuk e ka pranë:
“Sa vite u bënë sot që s’je më? Po më duken më shumë se shumë! #ferdinantradi #daddy #missyou #mylife”.
Fillimet e veta Ferdinand Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por më pas iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit.
Në vitin 1991 ai u pranua si aktor profesionist në Teatrin Kombëtar.
View this post on Instagram
Sa vite u bene sot qe sje me? Po me duken me shume se shume! #ferdinantradi #daddy #missyou #mylife