Rozana Radi, pas aksidentit: Gjithmonë në këmbë, jam mirë

Këngëtarja Rozana Radi është rrëzuar dhe ka pësuar një lëndim, ndërsa kjo ka ndodhur vetëm tri ditë para nisjes së “Your Face Sounds Familiar”, në të cilin është pritur të ishte konkurrente. Ajo ka reaguar pas publikimit të fotografive nga aksidenti, ndërsa ka treguar se plaga është qepur dhe se tani është në gjendje rikuperimi.

“Qenka e shkruar për mua që të dëmtohem gjithmonë në këmbë. Miqve të mi që më kanë telefonuar, ua bëj me dije se jam ‘mirë’. Plaga është qepur dhe jam në regjim. Shpresojmë të shërohet sa më shpejt. Faleminderit për interesimin”, ka shkruar mes tjerash Rozana në një postim, ku i ka bashkëngjitur edhe fotografitë nga lëndimi.

“Ndjesë për pamjet, por aq shumë sa jam vrarë, në këto spektakle nëse s’do kishte fotografi do të mendonin njerëzit se tallem”, janë fjalët që ia ka bashkëngjitur postimit në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Rozana kishte pësuar një aksident edhe në edicionin e parë të “Dance with Me”, ku në njërën nga netët e zëvendësoi këngëtarja dhe mikja e saj, Soni Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?