Rozana Radi tregon arsyen prekëse se pse nuk do dasmë: Ja pse nuk martohem
Këngëtarja e njohur Rozana Radi është shumë e rezervuar për jetën e saj private, por kësaj here duket se ka lëshuar ‘pe’ Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Prive”, Rozana ka folur për lidhjen e saj 5-vjeçare me Shpëtim Karabushin. Edhe pse në lidhje të gjatë së bashku, Rozana është shprehur se nuk ka ndërmend të bëjë dasmë.
Arsyeja në fakt është vërtet e dhimbshme. Prindërit e Rozanës, nuk jetojnë më dhe për këtë arsye ajo nuk dëshiron të bëjë dasmë, pasi ata nuk do të jenë me të në ditën e saj më të rëndësishme.
“Pse te martohem? Unë nënën dhe babanë nuk i kam që të më vijnë në dasmë, dy gëzimet e mia më të mëdha. Vërtet kam një motër, por kur jam e lumtur kështu siç jam, ç’më duhet dasma, nëse nuk kam dy njerëzit më të rëndësishëm të zemrës?”, -është shprehur Rozana.