Rozana Radi tregon për sherrin me Fiori Dardhën dhe arsyen pse nuk i shkoi në dasmë

Ka qenë një nga lajmet më të përfolura në portale debati mes Fiori Dardhës dhe Rozana Radit. Vajzat e ekranit nuk kanë folur për një periudhë të gjatë kohe, madje Rozana Radi në “Mos i fol shoferit”, ka treguar momentin kur vendosi as mos të ishte në dasmën e shoqes së ngushtë.

“Ne funksionojmë shumë, kemi kimi por jemi si ato çiftet që duhen shumë por edhe zihemi. Ne jemi mike prej dy dekadë e gjysëm, jemi zënë, jemi ndarë, jemi shkëputur e kemi gjetur veten por besoj se është një dyshe që do të funksionojë gjithë jetën”, ka thënë Rozi.

E pyetur nga moderatorja Rudina Dembacaj, nëse i kishte ardhur keq që nuk i shkoi në dasëm Rozana ka treguar me detaje momentin kur vendosi mos të ishte pjesë e ditës më të lumtur të mikes së saj. “Unë e urova dhe pashë që ajo më kishte fshirë nga Instagrami dhe unë nuk e dija. Po mirë turp s’të vjen që më paske fshirë nga Instagrami, i thashë po në dasëm si do ja bëjmë.

Ajo tha bëj ç’të duash ndaç hajde, ndaç mos hajde. Nuk vij fare i thashë… Fiori e ka fajin”, ka thënë duke qeshur Rozana./ Newsbomb

SHKARKO APP