Rozana vijon su*met ndaj Loredanës, e g*det në fytyrë

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga shtëpia, ku Loredana shihet duke zgjuar Rozana Radin. Reagimi i artistes ishte i papritur, pasi ajo e goditi në fytyrë reperen pas këtij veprimi. Video-ja ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit, të cilët menjëherë kërkuan që Vëllai i Madh të marrë masa dhe të dërgojë zarfin e zi. Mbetet të shihet nëse produksioni do të ndërhyjë për këtë situatë. Pas kësaj, Loredana vazhdoi të zgjonte edhe banorët e tjerë të shtëpisë, por ata reaguan ndryshe nga Rozana dhe nuk patën të njëjtën sjellje ndaj saj. Nuk është hera e parë që Rozana ka një qasje dhunuese ndaj Loredanës.

SHKARKO APP