Rrëfehet Albi Nako: Si u ndjeva kur Klaudia Pepa më quajti vëlla (Video)
I ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ koreografi Albi Nako ka rrëfyer divorcin me balerinën Klaudo Pepa si dhe videomesazhin e saj ku ndër të tjera e quajti vëlla.
“Mos të lëntë Zoti pa motër në këtë jetë. Momenti emocional i imi nuk ishte për frazën, se ajo u interpretua në mënyra të ndryshme, por nga distanca dhe nga koha e gjatë që nuk jemi parë. Normalisht jemi njerëz dhe prekemi.
Ishte një lloj prekje, por për videon në tërësi, jo për frazën që ajo më quajti vëlla. Çfarë është vëllai për motrën? Është ai që ty të ngre kur rrëzohesh, ai që ty të jep ajër kur trishtimi tamam të zë fytin, është dashuria e përjetshme.’-u shpreh koreografi i njohur.