Rrëfehet këngëtari i njohur: U bëra baba shumë i ri, ishte e frikshme

Ish-anëtari i grupit “One Direction” Liam Payne në mars të vitit 2017 u bë baba për herë të parë me ish-partneren e tij, këngëtaren Cheryl Cole. Dyshja solli në jetë vogëlushin Bear dhe që prej asaj kohe jeta e tij ka ndryshuar shumë.

Gjatë intervistës së tij më të fundit për “MTV News”, Payne ka treguar se si është prindërimi për të. Këngëtari ka rrëfyer se nuk ka qenë aspak e lehtë për të niste një jetë si baba në moshë aq të re.

“Në fillim është gjëja më e frikshme në botë, sepse në fillim mendon ‘Oh Zot duhet të kujdesem për këtë njeri kaq të vogël’. Isha shumë i ri kur u bëra baba, kështu që kam qenë duke mësuar gjithë kohës. Mendon se do të gjesh përgjigjen e çdo gjëje dhe nuk arrin t’i gjesh, sepse je akoma duke gjetur veten. Nuk duhet vetëm të kujdesesh apo të mësosh për veten, por duhet të mësosh edhe për atë gjënë e vogël që ka nevojë për ty”,-është shprehur ai.

Por gjithashtu Liam ka theksuar se një fëmijë të mundësinë të bëhesh një njeri më i mirë. Aktualisht ai është në një lidhje dashurie me partneren e tij të re, Maya Henry dhe është shprehur se është mjaft i lumtur me të.

SHKARKO APP