Rrëfehet këngëtarja shqiptare/ “Videoklipe? Po edhe s’kam pasur lekë…”

Ndoshta sepse e shohim shpesh në television, në kompeticione muzikore apo në skena live nuk e kemi vënë re se në fakt këngëtarja e talentuar Keisi Tola ka vetëm një klip në karrierën e saj muzikore.

Na ndodh të shohim videoklipe të shumtë nga këngëtarë të talentuar e akoma më shumë nga ata pa talent fare e më pas kemi Keisin e cila ka arritur të sjellë vetëm një klip muzikor, atë të këngës “Carry me in your dreams“, me të cilën ajo përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.

Pas klipit më 2009, këngëtarja 25 vjeçare ka sjellë vetëm tre këngë të tjera “Më jeto”, “Perëndeshë e fantazisë” dhe “Iceberg”.

Gjatë një interviste për “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, ku u pyet se mos vallë arsyeja e mosbërjes së videoklipeve ka qenë ana financiare, ajo është përgjigjur: “Po edhe lekë s’kam pasur. Ka ndonjë gjë të keqe?”

Më pas, ajo vazhdon: “Po nuk është kjo arsyeja. Thjesht s’ka qenë momenti i duhur, s’ka qenë koha e duhur!”.

Duket se momenti kur do të shohim një videoklip nga Kejsi po vjen sepse ajo ka rrëfyer për mikrofonin e Thumb se shumë shpejt do të sjellë një projekt të ri.

SHKARKO APP